INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Radhë të gjata në Morinë, 1 milion pushues kanë hyrë në Shqipëri

Radhë të gjata në Morinë, 1 milion pushues kanë hyrë në Shqipëri

Publikuar më: 10:13 16-08-2016

Radhë të gjata në pikën kufitare të morinës janë shënuar gjatë orëve të para të ditës së martë. Në pikën e kulmit të sezonit turistik, pushues nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptarë për të kaluar pushimet verore. Mësohet se një fluks i madh pushuesish nga Kosova është regjistruar në pikën kufitare të Morinës, në kuadër të sezonit turistik.
Kështu, nga ora 3 e mëngjesit kanë kaluar kufirin për të hyrë në vendin tonë 25 mijë persona.
Autoritetet kufitare bëjnë të ditur se, policia ka shtuar sportelet dhe po punon me procedurë të përshpejtuar.
Fluks qarkullimi ka dhe në aksin rrugor Morinë-Tuneli i Kalimashit. Sipas policisë kufitare, deri në këto momente janë më shumë se 1 milion pushues që kanë hyrë në Shqipëri gjatë sezonit turistik.

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672