INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rafael Nadal ndal lojën për të gjetur fëmijën e humbur [VIDEO]

Publikuar më: 14:09 29-09-2016

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka ndërprerë ndeshjen për të lejuar një spektatore që të gjente vajzën e humbur në publik. Ai ka ndalur një ndeshje tenisi në prani të 7,000 sportdashësve në Majorka të Spanjës, për të ndihmuar një nënë të hutuar të gjejë fëmijën e saj të humbur.

E gjithë kjo ndodhi gjatë ndeshjes së dysheve midis Nadalit dhe shokut të tij të skuadrës, Simon Solbasit, dhe dy legjendave historike të tenisit, spanjollit 40-vjeçar Karlos Moja dhe amerikanit 57-vjeçar, Xhon MekInroe. Vajza e vogël, Klara, ishte ngatërruar nëpër turmë dhe zhurma e bërë nga e ëma bëri që Nadali ta ndalë ndeshjen. Për fat të mirë, vajza u gjet pak më tutje, ndërsa të pranishmit shpërthyern në duartrokitje kur ëmë e bijë gjetën veten. Kjo e ka prekur dukshëm MekInroen, ndërsa më pas loja i është rikthyer normalitetit.

Article Logic
Execution time: 0.0042829513549805