Tashmë teksa do të shijoni ëmbëlsirat tuaja të preferuara “Raffaello” do të ndjeni edhe pak shije shqiptare.
Kompania “Raffaello” ka zgjedhur për reklamën si kolonë zanore këngën e Dua Lipës “Be The One” e cila gjatë 25 sekondave ju jep mundësinë që jo vetëm të shikoni reklamën e re të çokollatave por edhe të ëmbëlsoni veshët me tingujt e këngës hit të Dua-s sukseset e së cilës janë të njëpasnjëshme. Reklama do të transmetohet në të gjitha televizonet gjermane ndërkohë që as “Raffaello” nuk qëndroi dot indiferent ndaj suksesit të hitbërëses nga Kosova.