INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rafting Albania për IN News, HEC-et në Osum si rrufe në qiell të hapur...[VIDEO]

Publikuar më: 15:42 09-02-2018

Rafting Albania është një nga organizatat që ka bërë të njohur kanionet e Osumit jo vetëm në vendin tonë, por dhe në mbarë botë. Prej 15 vitesh ata promovojnë turizmin e zonës, po këto ditë, pasi u njohën me lajmin se do të ndërtoheshin 2 HEC-e mbi ujëvarë kanë qënë shumë të indinjuar dhe kanë denoncuar këtë skandal përmes mediave. Aktualisht, Presidenti i Rafting Albania, Zamo Spathara ndodhet në zonën e Osumit dhe foli për këtë problem për IN News përmes skyp-it.
“Kur mësuam lajmin ishte si rrufe në qiell të hapur. Ka njerëz, që janë mendjembyllur. Hec-i do furnizonte një lagje fshati e më shumë do bënte dëm,” tha Spathara.
Për të faktuar interesin e pushuesve për Kanionet e Osumit, Zamo Spathara jep fakte konkete.
“Vetëm sezonin e kaluar bënë rafting 10 mijë pushues. 15 mijë të tjerë vizituan kanionin nga sipër,” sqaroi Presidenti i Rafting Albania.
Edhe pse sot beteja për anullimin e Heceve u fitua, Presidenti i Rafting ka një apel për shtetin: “Nëse banorët doni t'i lini të varfër ndërtoni HEC-e!”

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662