INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rai 3 udhëtim në zemër të shpërndarjes së drogës në Shqipëri. Prokurori italian: Mafia shqiptare e paprekshme, ja si i mbron shteti [VIDEO]

Publikuar më: 10:32 08-08-2019

“Udhëtim në zemër të shpërndarjes së drogës në Shqipëri”. Ky është titulli i  reportazhit  për Shqipërinë realizuar nga kanali televiziv italian nga Rai3.

Programi “Narcotica” i Tg3 ka shkuar kësaj here në Shqipëri, ku dy realizuesit e tij Valerio Cataldi dhe Raffaella Pusceddu, kanë sjellë mbrëmjen e kaluar historinë e drogës në Shqipëri duke nisur nga Lazarati dhe deklaratat e prokurorit italian.

“Lazarati është një fshat i vogël në zemër të Shqipërisë, i konsideruar për një kohë të gjatë qendra e kultivimit të marijuanës, teatër i operacioneve të ndryshme të policisë dhe të përplasjeve me armë”, thuhet në reportazh.

Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregon për Rai3, se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.

Duke folur për emisionin “Narcotica”, prokurori Gratteri deklaroi se mafiozët shqiptarë janë të paprekshëm në Shqipëri.

‘Në Shqipëri ata janë të paprekshëm. Bëhen të pasur, bëjnë krime. Mafia në Shqipëri ka mbështettje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëta e deri më të larta’, është shprehur Gratteri për ‘Narcotica’.

Sipas tij, mafia shqiptare tani është shumë e fortë edhe në Itali.

"Me kanabisin, shqiptarët sjellin në Itali edhe kokainën. Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine’.Ne (italianët) nuk duhet që të shqetësohemi vetëm për mafian tonë, por duhet të shqetësohemi shumë edhe për shqiptarët. Ata janë bërë të frikshëm’, tregon prokurori i antimafias, duke folur për dokumentarin ‘Narcotica’.

Article Logic
Execution time: 0.003842830657959