INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Raiffeisen” banka që iu vodhën paratë, ja rregullat që mendohet se janë shkelur

“Raiffeisen” banka që iu vodhën paratë, ja rregullat që mendohet se janë shkelur

Publikuar më: 20:21 30-06-2016

Paratë e vjedhura mesditën e sotme në mënyrë spektakolare në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, i përkasin “Raiffeisen Bank”. Paratë e dërguar në Rinas nga kompania e policisë private Nazeri 2000, po lëvizeshin për llogari të bankës dhe kishin si destinacion Vienën. Ndonëse jo në mënyrë zyrtare, në media shkruhet se shuma e grabitur arrin në 2 milion euro. Policia ka deklaruar se katër persona të armatosur kanë hyrë në pistën e ulje-ngritjes së avionëve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Tiranë. Grabitësit kanë prerë rrethimin e pistës dhe bashkë me automjetin e tyre kanë hyrë në brendësi të rrethimit të aeroportit, dhe kanë marrë 4 thasë në avionin me të cilin do transportoheshin paratë. Ndërkohë automjeti i dyshuar se është përdorur nga autorët është gjetur i djegur. Lindin dyshime për faktin se si ka mundësi që kjo bankë transferon këto shuma të mëdha parash me avion pasagjerësh, dhe kushtet e sigurisë lënë shumë për të dëshiruar. Tani pritet që edhe “Raiffeisen Bank” të sqarojë nëse ishte brenda rregullave transferimi i parave me avion pasagjeresh, pasi shpesh herë nuk është fare i nevojshëm transporti fizik i parave drejt vendeve të tjera, por kryen vetëm me lëvizjet e dokumentave. Valutat, ari,diamantet etj të kësaj kategorie, transportohen sipas një rregulloreje ndërkombëtare që parashikon se levizja nga Banka dërguese në Bankën pritëse kryhet nëpërmjet një proçedure të veçantë dhe transporti bëhet në aviona "cargo" ose special e jo me avionë me pasagjerë. Veçanërisht bankat klasifikohen sipas kategorive së një bank, Tipi A nuk mund të bëjë këtë lloji transporti me avion pasagjerësh. Kjo është rregullorja ndërkombëtare e aprovuar nga Reserva Federale për thesarin.

Article Logic
Execution time: 0.0023069381713867