Fjalimi i presidentit Putin i cili prezantoi një raketë që mund të prekte cdo cep të botës dhe se tashmë Amerikë do të dëgjonte për Rusinë duket ka ndezur edhe kritikët.
Shumica e ekspertëve ndërkombëtarë besojnë se prezantimi i raketës së re të pakapshme nga radarët dhe sistemet mbrojtëse dhe në gjendje që të transportojë mbushje bërthamore, nëse është e vërtetë, atëherë do të ndryshojë rregullat e lojës.
Gleb Pavlovsky, një ish-këshilltar presidencial në SHBA thotë se gara e armatimeve mund të rikthehet e bashkë me të edhe gjuha më e ashpër e kërcënimeve dhe kundërkërcënimeve.
Edhe pse të tjerë analistë shprehen se fjalimi u bë në kuadër të zgjedhjeve presidenciale.
Pas fjalimit të tij në një intervistë për mediat shefi i Kremlinit shpreh se nuk foli për një Luftë të dytë të Ftohtë por duke pranuar se sistemet e armatimeve rezultuan të suksesshme.