Ivan Rakitic nuk ka kursyer elozhet për Lionel Messin i cili sipas tij është lojtari më i mirë në botë dhe se Kupa e Botës nuk do ta ndryshonte atë.
“Ai e meriton atë, por janë 32 vende që e kanë ëndrrën e njëjtë. Nëse e fiton në fund, të gjithë do të jemi të lumtur për të. Megjithatë, historia e tij nuk do të ndryshojë edhe nëse s’e fiton”- ka thënë lojtari kroat.