INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama akuza të ashpra gjyqtarëve për “shkatërrim” të pronave [VIDEO]

Publikuar më: 12:18 19-12-2016

Kryeministri, Edi Rama ka kritikuar ashpër sërisht gjykatat në vend po këtë herë në lidhje me pronat. Ai ka thënë se atë ç’ka kanë bërë gjykatësit me pronat në Shqipëri se kanë bërë as pushtuesit dhe për të vetëm Reforma në Drejtësi do ti japë zgjidhje këtij problemi dhjetra vjeçar.
“Nëpërmjet Reformës në Drejtësi do t’i jepet fund padrejtësisë për të drejtën e pronës. Ç’ka i kanë bërë pronës gjykatat e këtij vendi nuk ja ka bërë asnjë pushtues këtij vendi. Ç'kanë arritur ti bëjnë gjykatësit e korruptuar kur kanë gjykuar pronën nuk ka arritur ti bëjë asnjë armik dhe nuk do tja bënte asnjë armik sado i betuar,” tha Kryeminisitri gjatë inagurimit të zyrave të reja të Agjencisë së Trajtimit të Pronës dhe Kompensimit
Mes të tjerash Rama i është rikthyer dhe vendimit të Kushtetueses, që ka kthyer ndryshimet në Ligjin 133 për Trajtimin e Pronave dhe që në fakt është kundështuar nga Komisioni i Venecias.
“E vërteta është që ligji që fut në proçesin e  zbatimit reformën tonë të pronës jep një zgjidhje përfundimtare për të gjithë. Një zgjidhje që ka marrë bekimin e Komisionit të Venecias, por që ende duhet të marrë edhe vulën e Kushtetueses që me një vendim të hatashëm e cënoi vendimin e Komisionit të Vencias. Me zbardhjen e vendimit besoj që nuk do krijohen pasiguri të reja,” sqaroi Rama.
Ai dha e një afat se të gjitha dosjet e mbetura pezull ndër vite do të marrin zgjidhje përfundimtare brenda viti 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436