INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama akuzon ashpër opozitën, doni të përdorni Kukësin si ‘’shishe bezine’’

Rama akuzon ashpër opozitën, doni të përdorni Kukësin si ‘’shishe bezine’’

Publikuar më: 09:36 03-04-2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me paralajmërimet e opozitës për mosbindje civile duke marrë shkas dhe nga protestat që vijonë dhe sot në lidhje me arrestimet e protestuesve. Rama shkruan në FB, se opozita do që të përdorë Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë

Reagimi:
“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0019071102142334