INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama akuzon mediat dhe flet për grabitjen në Rinas: U organizua me ndihmë, Policia e Shtetit nuk ka gisht [VIDEO]

Rama akuzon mediat dhe flet për grabitjen në Rinas: U organizua me ndihmë, Policia e Shtetit nuk ka gisht [VIDEO]

Publikuar më: 17:45 12-02-2017

Në komunikimin e përjavshëm me publikun në “Facebook”, kreu i qeverisëEdi Rama ka reaguar për grabitjen e 3.2 milion dollarëve në rrugën e Rinasit.

Kryeministri Rama u shpreh se kjo grabitje ka qenë e mirëorganizuar dhe se grabitësist kanë pasur ndihmë nga institucionet që kanë rënë viktimë e kësaj grabitje. Rama ka mbrojtur Policinë e Shtetit, duke theksuar se ajo nuk ka gisht në këtë grabitje, dhe se është njoftuar me vonesë. Ai ka akuzuar opozitën dhe gazetarët që kritikuan policinë për mungesën e efikasitetit për të ndërhyrë në kohë reale për grabitjen.

"Kjo barbari politike me gishtat e vetë mediatik është e pafund dhe e paturpshme", tha Rama duke shtuar se gazetarëve iu ndizen sytë sa herë ndodh ndonjë vrasje apo fatkeqësi duke fajësuar shtetin.

"Kanë ndodhur disa grabitje të kësaj natyre vitet e fundit. Nuk është një fenomen i ri. Në qeverisjen e kaluar bankat janë grabitur 32 herë. Grabitjet kanë qenë të organizuara me një ndihmë nga brenda këtyre institucioneve. Suksesi i grabitjeve edhe nga sistemi mizerabël i sigurisë. Policia e Shtetit ka zbardhur plotësisht qoftë rastin e bujshëm të Rinasit, qoftë të bankës në qendër të Tiranës. Janë arrestuar disa autorë dhe disa të tjerë në kërkim. Policia e Shtetit jo vetëm që nuk ka gisht në grabitjen e bankave, por ka kërkuar nga bankat marrjen e masave për sigurimin e zinxhirit të brendshëm të tyre. Në rastin e fundit vonese në lajmërimin e policisë”, tha Rama.

Ju jeni dëshmitarë se qysh nga dita e parë e qeverisjes nuk janë mbushur një ditë e vetme pa sulmuar policinë dhe ministrin e Brendshëm si dhe për të baltosur atë. Nuk ka mbetur akuzë pa u përsëritur për këtë qeveri që mund të ketë bërë gabime, por ne po përpiqemi të bëjmë shtet. Policia nuk është rastësisht institucioni më i besuar dhe jo rastësisht më i sulmuari. Nuk do ndalim rrugën e reformave. Do provojmë se mbështetja që i japin qytetarët policisë nuk do të shkojë kot.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945