Kryeministri Edi Rama nuk e shijon bakllavanë në festa, madje këtë vit nuk e ka provuar fare. I ftuar në “Xing me Ermalin” ai zbuloi se ha një tortë që e ka traditë familjare.
Ermali: Hëngre bakllava për Vit të Ri?
Rama: Unë ha një tortë që e bënte gjyshja ime, e mësoi mamaja ime, dhe më pas e mësoi dhe gruaja ime. Jam nip me fat, djalë me fat dhe burrë me fat.