INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Arsimi profesional motor punësimi, do të ngremë një shkollë në çdo bashki

Rama: Arsimi profesional motor punësimi, do të ngremë një shkollë në çdo bashki

Publikuar më: 13:21 28-03-2018

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi arsimin profesional si garanci për zhvillimin ekonomik dhe motor punësimi. Ai shtoi se qeveria synon që brenda këtij 4-vjeçari të ngrejë një shkollë të arsimit profesional në çdo bashki të vendit.

“Ne kemi qëllimin e padiskutueshëm që ti shtojmë, dhe faktikisht ideja jonë është që deri në fund të këtij 4 vjeçari ne të kemi një shkollë të arsimit profesional në çdo bashki të vendit, të paktën një. Dhe nga ana tjetër të kemi sa më shumë nga ato shkolla që të jenë të binjakëzuara”, tha Rama.

Duke u ndalur te masat që po merr qeveria për inkurajimin e kualifikimit të personave dhe orientimin e tyre drejt tregut të punës, Rama tha se po bëhet një përpjekje e madhe për të punësuar ata që kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe nuk kanë asnjë kualifikim dhe aftësi të dedikuar për një punë.

Sipas Ramës, vendet më të zhvilluara të Europës kanë një sistem arsimi profesional shumë solid.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381