INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama-banorëve, ‘Më keni luajt mendsh’

Rama-banorëve, ‘Më keni luajt mendsh’

Publikuar më: 10:45 06-04-2019

Rruga e Torovicës do të ndërtohet e në këtë mënyrë do të marrë fund një prej problemeve 25-vjeçare të banorëve në këtë zonë. 

Kryeministri Rama ishte për inspektim e këtu është takuar me banorë me të cilët ka shkëmbyer batuta.

Dialogu
Rama: Si jeni? Afrohuni se më keni luajt mendsh! Rruga e Torovicës, rruga e Torovicës. Po tani? Kishit 20 vjet pa rrugë…
Banorët: 25.
Rama: 25 dakord, 20 kam numëruar unë. 25 vjet pa rrugë. Tani ta bëjmë rrugën. Këtu ishte për të kaluar me tank, ta bëjmë tamam. Do fillojmë Shëngjin-Velipojën, do ketë dhe Shëngjin-Velipoja një lidhje. Do bëjmë edhe Milot-Balldren.
Banorët: Ti do na i bësh, kush do na i bëjë tjetër.
Rama: Po ti do na i bësh, apo thuaj ti do na i bësh ty do të mbysim.
Banorët: Jo, jo nuk do të mbysim.
Rama: Në fakt ashtu është, s’ke ça bën. Se kush punon kritikohet se kush s’punon s’ke çfarë t’i thuash.
Banorët: Ishalla përfundon. Se nuk na besohet.
Rama: Ishalla nuk zënë rrugën se për të përfunduar do përfundohet. Unë në mes të rrugës nuk i lë rrugët, mos ki merak. Çfarë t’i bëjmë rrugët që i kanë lënë në mes të rrugës. Për Krishtlindje do jetë gati, nga fillimi deri në fund.

 

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416