INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Basha luajti poker, të mbajë pasojat

Rama: Basha luajti poker, të mbajë pasojat

Publikuar më: 11:40 04-05-2017

Edi Rama në komunikimin për mediat ka zbardhur disa detaje të negociatave për ti dhënë zgjidhje  krizës politike në Shqipëri. Por ajo që ndan Edi Ramën dhe Lulzim Bashën se si e trajtojnë politikën ka sjellë dhe bllofin e kreut të opozitës sipas Kryeministrit.
Edi Rama:
“Politika është shah nuk është damë që luhet si poker. Nëse e luan politikën si damë dhe përdor metodën e pokerit duke thirrur një bllof si bllofi i Lulzim Bashës për dy muaj duhet të marrësh përsipër dhe bllofin që zbulohet.
Me bllofin mund të fitosh shumë por dhe mund të humbësh gjithçka. Për mua politika është shah.  Ka strategjitë e saj dhe kur plani zbulohet nga kundërshtari, kundërshtari është mat.
Sot jemi në kushtet kur nuk mundet dot të harrojmë se në fund fare nuk jemi një palë që përveç të tjerave të bëjë baby siterin dhe një palë që thotë prisni se jam dhe unë dhe duhet të nisim lojën nga e para , meqë unë nuk e dija që ishte shah dhe luajta si poker. Unë e di që bllofi ka pasoja të rënda por nuk janë çështja ime, PD është kundërshtarë. Nuk di ndonjë ndeshje politike në një moment të historisë politike ku një kundërshtar i qan hallin tjetrit”.
Rama thotë se zbardhi bllofin e kundërshtarit, ndërsa sipas tij PD kishte këtë plan.
Edi Rama:
“Hyri në aventurë për të marrë peng qeverinë e zgjedhur, për të marrë peng reformën në drejtësi,  për të marrë peng procesin zgjedhor, me idenë që e vetmja alternativë ku PD mund të barazohej me ne është kausi sepse në një proces normal PD nuk ka asnjë shans që të barazohet me ne”.
Por në të gjithë këtë situatë rama thotë se edhe pse si kryetar PS ndihet komod, nuk  ndo0dh e njëjta gjë me përgjegjësinë e tij si Kryeministër.
Edi Rama:
“Si kryetar PS unë ndihem shumë mirë që kemi zbuluar planin bllof të kundërshtarit por si KM duhet të bëj gjithçka që zgjedhjet që vijnë të jenë zgjedhjet më të mira të organizuar në Shqipëri. PD ka filluar të qajë për humbjen e zgjedhjeve që nuk janë zhvilluar akoma, ka ngritur një numër akuzash për zgjedhjet që nuk janë bërë akoma”.

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662