INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama - Basha, përplasen për shifrat e punësimin [VIDEO]

Publikuar më: 11:22 01-05-2017

Në ditën e punëtorëve kryeministri Rama në FB ka publikuar një histrori suksesi atë të punësimit të një vajzë të re përmes zyrave të punës. Për më tepër Rama publikon dhe se sa vende të lira punë ka aktualisht, rreth 38 mijë.
Për këtë çështje ka reaguan dhe kryedemokrati, Basha që tha se të gjitha shifrat e punësimit të Ramës janë mashtrim e propagandë si në kohën e monizmit. Madje ai shtoi se kjo qeveri ka larguar investitorët nga vendi.
“Thotë se ka futur në punë 80 mijë veta nga zyrat e punës në këto 4 vite. Njeriu që premtoi 300 mijë vende pune, ka për bilanc 300 mijë të larguar nga vendi,” tha Basha.
Basha nga çadra ka vijuar dhe me kërcënimet në lidhje me qeverinë Rama duke i vënë dhe disa ultimatume.
“Po të them sot, se ke 48 ditë para se të shpallim luftën totale të asgjësimit të Republikës. Mosbindja civile bashkimi i shqiptarëve në çdo ditë, në çdo qytet,” shtoi Basha.
Lulzim Basha sulmoi dhe këdo që është regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit. Ai i quajti mercenarë madje dhe drejtuesit e partive të reja si Gjergj Bojaxhiun, Bamir Topin dhe Ben Blushin.

Ndiqni kronikëne IN News

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998