INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama-Bashës: Mos shpreso se do rrijë mbuluar ajo që dimë të dy

Rama-Bashës: Mos shpreso se do rrijë mbuluar ajo që dimë të dy

Publikuar më: 14:36 10-10-2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili e akuzoi për ngritjen e një shteti privat, por edhe për çështjen e Xhisiela Malokut. Në “Twitter”, Rama i ka shkruar kryedemokratit dhe i thotë se u kap me presh në dorë, por sërish nuk i rrihet pa sajuar. Ai i thotë rivalit të tij politik të mos shpresojë se do rri mbuluar ajo që dinë të dy.
“E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”, shkruan Rama.

Por nuk u mjaftua me kaq, më pas kreu i qeverisë shkruan përsëri në Twitter.

“Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s’e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po, padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd’’

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336