INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama batuta me kinezen e martuar me biznesmenin shqiptar: E kupton vjehrrën?!

Rama batuta me kinezen e martuar me biznesmenin shqiptar: E kupton vjehrrën?!

Publikuar më: 11:09 28-04-2019

Kryeministri Rama gjatë qëndrimit në Elbasan në kuadër të turit ''Bashkia që duam'' vizitoi dy fabrika, të prodhimit të konstruksioneve metalike dhe të prodhimit të lëndës së parë për bateritë e makinave.

''Një investim me vlerë mbi 20 milionë dollarë, i ngritur mbi një tokë djerrë dhe të pashfrytëzuar prej vitesh, po shndërrohet në potencial punësimi edhe për banorët e zonës'', thotë Rama.

Gjatë takimit dhe bisedës me sipërmarrësin shqiptar, i cili i dhuroi kryeministrit një simbol kinez, nuk munguan batutat.

Biseda

Rama: Ku e ke mësuar kinezçen?
Sipërmarrësi: Kam jetuar 14 vite në Kinë
Rama: I martuar me kineze?
Sipërmarrësi: Po
Rama: Ke mësuar shqip?
Gruaja kineze e sipërmarrësit: Po, po, kam gjashtë vite këtu
Rama: E kupton vjehrrën?
Gruaja kineze e sipërmarrësit: Po

 

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721