Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilluan sot në mëngjes një takim me disa studentët në Qytetin Studenti. Rama shkëmbeu batuta me ta.
Rama: Do vazhdojmë punën me dhomat kur ju të na jepni mundësinë. Sezonin e zgjatët vetë, bravo ju qoftë...
Veliaj: Kur mbaron tamam, në mes të korrikut?
Rama: 21 korrik. Si dihet mund të bëhet dhe ndonjë bllokim tjetër rrugës dhe mund ta shtyjmë dhe në gusht, nuk ka problem, aty e keni. E zgjatët vetë, në vend të shkonit në korrik me pushime, të bënit dhe ndonjë punë të mblidhnit ndonjë lekë, do rrini këtu në mes të vapës. E ça vape do jetë këtë korrik...?! Nuk e keni idenë.