INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama befason me deklaratën e tij: LSI-në e kemi motër

Rama befason me deklaratën e tij: LSI-në e kemi motër

Publikuar më: 17:30 12-10-2017

Kryeministri Edi Rama, në daljen e parë për gazetarët pas shtyrjes së punimeve të seancës parlamentare për ditën e nesërme, si shkak i mosbindejes së deputetit demokrat Flamur Noka, për të lënë sallën pasi u përjashtua nga kryesuesi i seancës, Gramoz Ruçi, është shprehur se nuk do të lejojmë shkeljen e rregullores. Ai tha se ndonëse LSI-në që sot është në opozitë e kemi motër, sërish nuk do të lejohet shkelja e rregullores së Kuvendit, ashtu siç ndodhte kur drejtohej nga Ilir Meta.

 “Ajo që po bën opozita është për të ardhur keq, është një çorodi totale, mungesë përgjegjësie, mungesë e të parit të të vërtetave të thjeshta që vijnë nga zgjedhjet e 25 qershorit, dhe mungesë e vullnetit për të ndërtuar një alternativë si opozitë. Por vazhdojnë me sjelljen e vjetër. Nuk kanë asnjë vizion, asnjë ide, asnjë program, asgjë për t’i ofruar këtij vendit”, tha kryeministri Rama.

Ai tha se deputetët e PD nuk kanë një axhendë parlamentare të 25 qershorit, por vazhdojnë të njëjtat diskutime si ato në çadrën e protestës përpara zgjedhjeve.

“Ca për fajin e vet, ca për fajin tonë, u mësuan me parlamentin “mejhane”, ku merrej fjala, e flisnin bashkërisht. Si i bëhet që opozita ta kuptojë këtë, të mos kërkojë shkeljen e rregullores në emër të lirisë, dhe mos e shfrytëzojë këtë për të çuar përpara axhendën e vet. E përdorin lirinë për t’u ankuar për mungesën e saj, në vend që ta përdorin për axhendën e tyre.

Ju jeni dëshmitarë që është e njëjta axhendë me atë para kuvendit, me të vetmin ndryshim, se nuk janë në çadër, por jo në Kuvend. Opozita kërkon debat dhe nuk lejon debat, kërkon diskutim, dhe bllokon foltoren. Është një pozitë pa kohë, pa vizon, pa program, pa skuadër, pa përgjegjësi. Nuk ka dhe s nuk merr dot përgjegjësi”, u shpreh kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217