INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama bëhet “shkes” - Fton vajzat gjermane të bëhen nuse në Shqipëri!

Rama bëhet “shkes” - Fton vajzat gjermane të bëhen nuse në Shqipëri!

Publikuar më: 13:06 29-01-2016

Gjatë një vizite në inagurimin e nënstacionit të Babicës investim ky në sektorin e energjitikës kreu i qeverisë, Edi Rama, ka bërë një propozim të veçantë, që me shaka mund ta quajmë, që po hyn “shkes”. Teksa ka ftuar investitorët gjermanë për të ofruar më shumë projekte për të investuar në vendin tonë, ka ftuar dhe vajzat beqare gjermane pse jo dhe të martohen me shqiptarë. Kryeministri mori shkak për të bërë këtë deklaratë, pasi mësoi se inxhinjeri i këtij nënstacioni edhe pse është shqiptar është martuar me një grua gjermane.

Ja pak pjesë nga fjala e Ramës:

Rama: Ajo që po ndodh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në sektorin energjitik, falë jo vetëm investimeve, e përsëris, por dhe falë dijes, është një shembull kuptim plotë për të gjithë ata, që duan të shohin se çfarë potenciali i madh është për Shqipërinë, miqësia dhe kjo marrëdhënie, ky partneritet kaq strategjik, ku ne duam të bëjmë më të mirën, që të kemi sa më shumë prezencë të investimeve, sipërmarrjeve, turistëve gjermanë në Shqipëri dhe ku padyshim, jam i bindur, do të mund të marrim dhe shumë nuse të tjera nga Gjermania. Falë të gjithë atyre që mrekullisht i përshkroi nusja jonë më e re. Falë edhe fakti, që përveç natyrës, klimës, energjive, gjithë atyre gjërave, që tek shqiptarët i tërheqin gjermanët dhe vajzat gjermane, do të gjenden dhe të tjerë si inxhinjeri yt i mrekullueshëm, që të sigurojmë se nuk është i vetmi, megjithëse ti pate fatin, që e gjete dhe që si ai kemi dhe të tjerë dhe shumë shpejt të kthehesh në Shqipëri me shoqe të pamartuara dhe inxhinjeri të bëjë prezantimet e duhura me shokët e tij të pamartuar!

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002