INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama bën apel nga Lezha: Duke nisur nga muaji shkurt...

Rama bën apel nga Lezha: Duke nisur nga muaji shkurt...

Publikuar më: 10:11 13-01-2018

Gjatë zhvillimit të takimit në Lezhë me drejtuesit e institucioneve qëndrore dhe vendore, Rama foli për: reformën e ujit, turizmin dhe zhvillimin e agroturizmit, vitin e Skënderbeut dhe shërbimet ndaj qytetarit.

Sa i përket reformës së ujit të pijshëm, Rama theksoi sot gjatë takimit me ministrat dhe përfaqësues të pushtetit vendor se edhe në janar nuk do të ketë penalizime, por nga shkurti nëse zbulohen lidhje të palegalizuara të ujit dhe pa matësa do të ketë ndëshkime.

“Dje kemi pasur një bashkëbisedim të gjatë me përfaqësues nga të gjithë sektorët qofshin publikë, kryetarët e bashkive apo drejtorë të institucioneve qendrore qofshin përfaqësues të sipërmarrjes dhe këtu në Lezhë për hir të së vërtetës ka aktorë të rëndësishëm të sipërmarrjes private. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që në këtë qark ka probleme serioze pë furnizimin me ujë të pijshëm. Ka probleme të trashëguara por ende për t’u trajtuar lidhur me administrimin e ujërave në përgjithësi. Ndërkohë që dje me vendimin e qeverisë që kemi marrë, kemi përcaktuar edhe ndihmën financiare për të gjitha familjet në nevojë për vendosjen e matësve falas dhe subvencionimin e faturës së ujit. Ky është muaji i fundit që konsumatorët të legalizojnë lidhjen e tyre e të vendosin matësa pa asnjë penalizim. Pas muajit shkurt do ketë penalizime”, deklaroi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771