Sezoni turistik ende nuk është mbyllur, por Kryeministri Edi Rama ka nisur për të bërë bilancet e sezonit, i cili sipas tij është pozitiv.
Por ndërsa ndalet tek çështje e mbetjeve Kryeministri Rama thotë se ky ka qënë sezoni turistik më i pastër, megjithatë kryeministri fajëson shqiptarët për ndotjen në mjedis.
“Kemi pasur sezonin më të pastër turistik. Ka qenë sezoni me më pak plehra, që ka qenë një problem mendësie te “patriotët” tanë, që shajnë me zell kundërshtarët në futboll dhe qajnë kur shohin shenjën e shqiponjës. Nuk jemi ende gati që të mos hedhim plehrat kudo që na vjen përmbarë, të mos bëjmë pis shtëpinë tonë. Shqipëria nuk është një vend ndotur , Shqipëria është një vend që është pis për shkak se ne jemi të padrejtë dhe të pa besë me të." deklaron Rama.