Kryeministri Edi Rama ka bërë hapin e parë drejt Lulzim Bashës për zgjidhjen e ngërçit politikë, të krijuar pas daljes së opozitës nga Parlamenti.
Nga takimi i Samitit të Diasporës në Tiranë, Rama i drejtoi vetëm një pyetje Bashës: kur do flasim. “Sot po ju them ne jemi nën akuzë jo sepse kjo është e vërteta por sepse shqiptarët janë vënë kundër shqiptarëve, atyre shqiptarëve që sot ishin ftuar por nuk janë këtu. Unë ju them vetëm një gjë: Kur do flasim?”, tha Rama.