INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama bën ndryshimin, skema e ndihmës ekonomike në kohën e PD dhe skema e ndihmës ekonomike tani

Rama bën ndryshimin, skema e ndihmës ekonomike në kohën e PD dhe skema e ndihmës ekonomike tani

Publikuar më: 21:37 24-02-2018

Kryeministri Edi Rama ka postuar mbrëmjen e sotme në facebook një foto ku tregon për dy familje, njërën që është trajtuar me ndihmë ekonomike në kohën e PD-së dhe familjen që përfiton aktualisht nga skema ekonomike.

Postimi i plotë i Edi Ramës në facebook:

“Majtas vila e N.R në Vlorë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas shtëpia e R.B po në Vlorë që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, N.R është përjashtuar dhe R.B, pjesë e komunitetit rom, është përfshirë në skemë.

Që N.R nuk kishte nevojë për ndihmë, kjo shihet qartë nga fotot. Fatkeqësisht, për vite me rradhë, N.R. padrejtësisht merrte pagesën që në fakt duhet t’i shkonte R.B prej vitesh.

Specialistët e Shërbimit Social Shtetëror, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si edhe të Bankës Botërore po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo gabim të sistemit. Ndërkohë, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë në mënyrë të drejtpërdrejtë familje që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.” shkruan kryeministri Rama.

dtrh_45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326