Ndërkohë që opozita po zhvillon përgatitjet e fundit të protestës, e cila pritet të fillojë në orën 12:00 kryeministri Edi Rama ka bërë një përshëndetje në Facebook.
Rama ka zgjedhur pamje nga Vlora për të ilustruar mesazhin e tij, qytetin ku ai është zgjedhur deputet: "Ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë kolazh fotosh nga java e çeljes së sezonit turistik në Vlorën që po rilind, më tërheqëse dhe më mikpritëse se asnjëherë," ka shkruar ai.