Kryeministri Edi Rama tashmë e ka kthyer në të përditshme promovimin e Shqipërisë turistike. Duke ju referuar një shkrimi në një prej mediave më të mëndha në Britani, siç është “The Telegraph”, Rama shpjegon faktin se Berati është i dyti, në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë, me një veçanti: "Mangalem, lagjia e vjetër e qytetit të Beratit, ndodhet në brigjet e lumit Osum dhe është një Trashëgimi Botërore e Unesco-s. Në kohët mesjetare Berati ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, siç dëshmon dhe kalaja e tij."