Kryeministri Edi Rama mirëpret votat edhe për PD-në por vetëm ato mos të shkojnë për partitë e vogla, duke i përcjellë kështu një mesazh direkt edhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Edi Rama:
“Mirë PD, po këto partitë e tjera për ça i duan votat, e që premtojnë qindra mijëra vende pune. Mos çoni votat tek partitë e vogla janë vota kot, ti jepni votat Lulit gabim i madh po për ça do i jepni votat partive që duan të marrin zyrat e të punësojnë njerëz të paaftë, për ça, për ça”
Duket se marrëveshja e 18 majit ka shërbyer edhe për një tjetër çështje, Edi Rama ka ndryshuar qëndrim për Sali Berishën.
Edi Rama:
“Saliu nuk është burrë i keq as ai, po nuk di, vetëm arna di të bëjë”.
Edhe për kreun e PD Lulzim Basha, kundërshtari i tij politik Edi Rama duket se ka ndryshuar qëndrim.
Edi Rama:
“Lulin e njoha më besoni nuk është çun i keq”.
E ndërsa papritur Rama konsideron si çuna të mirë Berishën dhe Bashën, ata që ka vënë në lojë përmes një foto në Facebook janë aleatët me të cilët ka qeverisur këtë mandat.