Askush nuk e dinte se Edi Rama nuk do të marrë pjesë në aktivitett e organizuara me rastin e Ditës së Verës në kryeqytet. Madje zyra e shtypit e Kryeministrisë, në orët e para të mëngjesit ka shpërdarë për mediat një njoftim ku thotë se: “Sot në orën 10:00, me rastin e “ditës së Verës” Kryeministri Edi Rama sëbashku me kryebashkiakun Erjon Veliaj, do të marrin pjesë në disa nga aktivitetet e organizuara përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” si dhe tek Sheshi “Nënë Tereza”, me rastin e kësaj dite”. Të njëjtin njoftim ka shpërdarë edhe zyra e shtypit eBashkisë së Tiranës, ku kryebashkiaku do të shfaqej sëbashku me shefin e tij në parti, në këtë ditë. Por një orë më vonë nga zyra e shtypit pranë kryeministrit Rama vjen një tjetër njoftim që anullon aktivitetet e shefit të qeverisë me rastin e “Ditës së Verës”. Në njoftim thuhet: “Në aktivitetet për “ditën e Verës” do të jetë i pranishëm kryebashkiaku dhe jo Kryeministri”.
Çfarë ndodhi vallë?
Ku është Kryeministri?
Pse kjo kakofoni apo “mungesë” informacioni mes zyrës së shtypit dhe Kryeministrit?
Mediat onlinë kanë aluduar që të premtem, ku thonë se Kryeministri Rama ishte në fundjavë në Itali, një fundjavë relaksi dhe jo punë. Siç duket fundjava e shefit të qeverisë ka zgjatur më shumë, duke përfituar nga dita e pushimit zyrtar, që është 14 Marsi. Mos është kjop arësyeja e mungesës së tij në festimet e organizuara nga bashkia me rastin e Ditës së Verës?