INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama flet për vlonjatë të heshtur: Bulevardi u ngushtua, ju nuk u ankuat [VIDEO]

Rama flet për vlonjatë të heshtur: Bulevardi u ngushtua, ju nuk u ankuat [VIDEO]

Publikuar më: 19:16 08-07-2018

Pasditen e sotme Kryeministri Edi Rama, mbajti një fjalim në qytetin e Vlorës për inaugurimin e impiantit e përpunimit të ujërave, gjë e cila sipas tij është “një vepër infrastrukturore shumë e rëndësishme për mjedisin e turizmin”.

Gjatë fjalimit të tij ai ka premtuar se ky investim do të pasohet nga disa investime të tjera për ujin,insfrastrukturën dhe energjinë në këtë qytet.“Sot bulevardi i Vlorës është më në fund një kantier. Rruga është ngushtuar përsëri siç u ngushtua për Lungomaren. Por, është vërtet për tu mbajtur shënim që ndryshe nga ç;ndodhi me Lungomaren, në raport me rrugën e Bulevardit vlonjatët janë të gjithë të heshtur, dhe s’ka fare ankesa. Kjo tregon që e kanë kuptuar që projektet duhen gjykuar në fund dhe se ne e dimë çfarë duam dhe e dimë çfarë bëjmë për ta transformuar cilësisht infrastrukturën e Vlorës. Dhe e dimë çfarë duam dhe e dimë çfarë bëjmë dhe në bulevardin e Vlorës që duke ngushtuar rrugën për makinat dhe duke zgjeruar hapësirën për këmbësorët do të jetë një tjetër pikë referimi jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë në aspektin e zhvillimit cilësor urban dhe në aspektin e krijimit të hapësirave cilësore urbane për njerëzit”, tha Rama.

Rama u shpreh se do vijojnë investimet me fazën e dytë të Lungomares: nga pjesa deri te tuneli, në Radhimë, në Orikum e më në Jug.

Ai nuk la pa përmendur dhe premtimin e tij për aeroportin e Vlorës, që tha se do jetë një “investim masiv në funksion të fuqizimit të ekonomisë”

 

Article Logic
Execution time: 0.003713846206665