INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama çon  nismën e tij në kuvend, pritet të hiqen dekoratat, titujt dhe medaljet e Enver Hoxhës

Rama çon nismën e tij në kuvend, pritet të hiqen dekoratat, titujt dhe medaljet e Enver Hoxhës

Publikuar më: 08:53 18-09-2017

Edi Rama më në fund çoi në kuvend nismën e tij për heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për diktatorin Enver Hoxha funksionarët që kanë shërbyer në sistemin komunist, bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit apo veteranë të luftës.

 

Kjo nismë i ka fillimet e saj që në vitin 2015, kryeministri e kishte hedhur këtë ide bashkë me deputetin Taulant Balla. Por këto nuk janë ndryshimet e vete që priten të bëhen, gjithashtu po diskutohet edhe kërkesa e paraqitur nga një grup deputetësh të LSI-së, për ndryshimin e Kodit Rrugor. Por nuk mbaron me kaq pritet të bëhen ndryshime të tjera. Është në diskutim e sipër për disa shtesa në ligjin e nënpunësimit civil dhe ligjin për gjuetinë si dhe për projekt-ligjin për koncesionet dhe partneritetin Publik-Privat, propozuar nga një grup deputetësh të LSI-së.

Marrëveshja e 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës gjithashtu pritet të jetë në fokus pasi u ra dakord që do të niste puna në fillim të legjislaturës së re të parlamentit. Gjithashtu në fokus do jetë edhe nisma e opozitës për ngritjen e  një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore e cila do ketë dy pika kyçe, shit-blerja e votës dhe votimi elektronik.

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328