INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama debaton me ndjekësit ‘për çarjet e qëllimshme të rrjetës’ së Vettingut

Rama debaton me ndjekësit ‘për çarjet e qëllimshme të rrjetës’ së Vettingut

Publikuar më: 14:44 28-07-2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale këtë të shtunë për procesin e vettingut, duke u shprehur se procesi vazhdon dhe se opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje. Por komentuesit kanë hedhur dyshime se rrjeta po çahet qëllimisht duke marrë si shembull kryetarin e Gjykatës së Lartë.
“Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodhin e korrupsionit degjenerues në drejtësiPo për fatkeqësinë e zgjedhësve të saj që e mbështesin vetingun, njësoj si gjithë qytetarët e për turpin e saj më të madh,opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje”, thotë Rama duke shtuar hashtagun Humbës pa Pikë Dinjiteti.

rasti_zaganjori.pngKomentuesit kanë nxituar të japin mendimet e tyre lidhur me procesin e Vettingut duke hedhur dyshime se në disa raste ‘rrjeta po çahet qëllimisht”. Edhe kreu i qeverisë ka gjetur kohë për t'iu kthyer përgjigje madje duke debatuar me ata që janë dyshues për procesin. “Ka raste qe rrjeta vettingut cahet qellimisht... ( rasti Zaganjori etj. )! Duhet te filloj urgjentisht & shume ashper vettingu per politikanet brenda ketij viti. Sekuestrim pasurive maramendese + burg per te gjithe hajdutet & kriminelet qe kane 27 vjet qe i pijne gjakun popullit. Nese beni kete atehere vertet beni difetercen... ndryshe jeni te gjithe njesoj ( bashkepunetor etj. )! ;)”-shkruan një komentues.
 “S’ke kuptuar thelbin miku im! Vetingun e politikaneve e bejne gjykatat dhe prokurorite e cliruara nga kthetrat e korrupsionit, si ne cdo vend normal ku drejtesia i takon drejtesise, jo politikes dhe parase! Sa per “çarjet e qellimshme” te rrjetes, mesoje se rrjeta nuk çahet as se keshtu thone portalet, as se keshtu thone komentet, as se keshtu thone filxhanet e kafeneve, sepse rrjeta mbahet nen kontroll te rrepte nga Operacioni i Monitorimit Nderkombetar, keshtu qe te pakten kete fakt mos e harro se te tjerat i kupton hap pas hapi, duke pare efektet e ketij revolucioni ne drejtesi qe deri pak vjet me pare as nuk imagjinohej e jo me te ndodhte! Por ja qe po ndodh dhe e di pse? Se nuk jemi te gjithe njesoj, do ti s’do ti?Fundjave te mbare”-shkruan kreu i qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541