INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama deklaron se ka punë, po të gjithë synojnë shtetin…

Rama deklaron se ka punë, po të gjithë synojnë shtetin…

Publikuar më: 12:53 25-04-2016

Në një takim me të rinj, Kryeminsitri Rama ka prezantuar një projektit që synon përmes praktikës, punësimin e të rinjve në administratën publike.
Por nuk kanë munguar as akuzat e tij për të rinjtë, që sipas tij nuk duan punë jo se s’ka, por se të gjithë synojnë administartën publike.

Rama tha: “Ju keni dëgjuar shpesh të them se në në këtë fazë ne përballemi me një mendësi të krijuar dhe të konsoliduar për vite të tëra, sipas së cilës shumë të rinj kërkojnë punë. Janë të papunë, por punën e quajnë punë, kur ajo është në shtet, ndërkohë që gjithmonë ka një shumicë dërrmuese të rinjsh, që e refuzojnë idenë e të punuarit në privat, apriori. Kjo për shumë arsye, por njëra nga arsyet është se administrate është shpërdoruar dhe është abuzuar kaq shumë nga partitë dhe politika për kaq vite dhe është transformuar në shumë vite të sistemit demokratik, duke u vënë në funksion në formë shpërblimesh për ata që konsiderohen më të zellshmit në parti.”
Kryeministri Rama shtoi se administrata është më e ndarë nga fatet e zgjedhjeve dhe është e pamundur të punësohesh pa marrë pjesë në konkurs. Ai tha se janë 950 të reja dhe të rinj që e filluan praktikën në administratë dhe 650 prej tyre e përfunduan ciklin e parë të punës si praktikë dhe se një pjesë u punësuan gjatë praktikës ndërkohë që ishin 200 më të mirët të cilëve iu lidhën kontrata 1-vjeçare pune.
“Kjo mundësi është reale dhe kalon përmes konkursit. Atyre që nuk besojnë tek konkurset ju them se nuk janë rezultate të parafabrikuar. Fakti që fitohen nga të rinj që kanë humbur më parë tregon se ka një pregatitje të posaçme se ne kërkojmë një qasje të mirë"- deklaroi Rama.

Ndërsa Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi lajmëroi se këtë verë do të hapen 2.000 vende praktike punësimi në administratën publike.

Article Logic
Execution time: 0.0033578872680664