INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama dekretohet si ministër i Jashtëm dhe i shpall ''luftë'' Metës: Kemi gati paditë për Presidentin e Republikës

Rama dekretohet si ministër i Jashtëm dhe i shpall ''luftë'' Metës: Kemi gati paditë për Presidentin e Republikës

Publikuar më: 19:58 21-01-2019

Deputetët e qeverisë votuan sot në Kuvend me 78 vota pro që kryeministri Edi Rama të marrë zyrtarisht detyrën si ministër i Jashtëm, ndërkohë që është votuar me 77 vota edhe dekreti i Presidentit Ilir Meta, për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga ky post.

Në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Rama tha se çështja e refuzimit të dekreteve nga Kreu i Shtetit ka shtyrë PS që t’i adresohet Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë janë përgatitur një sërë padish që pritet të dorëzohen së shpejti.

“Dua të them se votimi i sotëm ishte rezultat i një zgjedhje të detyruar si pasojë e refuzimit të presidentit për të dekretuar ministrin e jashtëm dhe thënë kjo, dua ta bëj të qartë për gjithë opinionin se nuk ka një gjykatë Kushtetuese ende dhe në pritje të formimit të Gjykatës Kushtetuese për të trajtuar në rrugë institucionale shkeljen e saj nga Presidenti u detyrova të marr ketë vendim se projekti i qeverisë re nuk duhet të cenohet. Kemi përgatitur padi. Do të ketë një numër padish në Gjykatën Kushtetuese për Presidentin e Republikës, i cili ka marrë përsipër të punojë në kundërshtim me traditën e asaj zyre. Askush nuk e ka bërë këtë më parë”, tha Rama

Article Logic
Execution time: 0.0027520656585693