INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama dërgon letrën e 5-të Bashës: Mos gënjeni veten më tutje, koha po mbaron...

Rama dërgon letrën e 5-të Bashës: Mos gënjeni veten më tutje, koha po mbaron...

Publikuar më: 13:13 26-05-2019

Kryeministri Edi Rama ka dërguar mëngjesin e sotëm të letrën e 5 publike ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Rama thotë se protesta e djeshme ishte një hap domethënës mbrapa nga opozita dhe shton se duke qënë se ata kanë lajmëruar protestën e radhës më 31 Maj, ai dhe Partia Socialiste po e zhvendosin për më 1 Qershor mitingun për çeljen e fushatës për zgjedhjet vendore, duke mos u lëkundur nga qëndrimi i tij.

Përmes ironisë Rama i shkruan Bashës se zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund t’i shtyjë askush.

“Mos gënjeni veten më tutje i dashur Lulzim, koha po mbaron dhe mbytja e anijes Suaj sapo ka filluar. Ka ende një mundësi të vogël për Dialog përpara se sa vetë ndjekësit Tuaj, t’Ju flakin të parin në ujrat thithës ku e keni futur qorrazi atë anije”,- thuhet ndër të tjera.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040981769561768