INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama dhe Meta darkojnë bashkë, Berisha: U bëftë mirë darka e fundit!

Rama dhe Meta darkojnë bashkë, Berisha: U bëftë mirë darka e fundit!

Publikuar më: 21:32 21-02-2017

Sonte dy krerët e qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe Ilir Meta po darkojnë bashkë, një darkë sekrete ku nuk e dimë se për çfarë po diskutohet.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Studio e Hapur” dhe i pyetur nga gazetarja Eni Vaslili për darkën u shpreh, "U bëftë mirë. Darka e fundit e qeverisjes së tyre. Populli ka mendim tjetër. Kërkon qeveri teknike”.

Darka vjen pas tensioneve politike dhe protestës që po zhvillohet nga PD, ku Basha kërkon rrëzimin e qeverisë aktuale.

Sa i përket ftesës për LSI-në, Berisha theksoi se nuk kërkon qeveri me Ilir Metën, por i ka bërë thirrje për krijimin e një qeverie teknike dhe këtu nuk përjashton as kontributin e Edi Ramës.

Komenti për darkën Rama-Meta

U bëftë mirë. Darka e fundit e qeverisjes së tyre. Populli ka mendim tjetër. Kërkon qeveri teknike.

Ftesa për LSI

Ftesa ime për Metën është keqkuptuar nga mediat. Nuk ishte ftesë për qeverisje. I kërkova qeveri teknike dhe këtu nuk përjashtova as kontributin e Edi Ramës.

Dy pushtetet

Kam deklaruar se vendi ka dy pushtete. Unë e kam përjetuar vetë dhe e ndjej atë. Më 10 dhjetor 1990 u krijuan dy pushtete, te Qyteti i Studentëve dhe një te Komitetit Qëndror, njësoj edhe në 20 shkurt 1991. Sot janë dy pushtete që i qëndrojnë karshi njëri-tjetrit.

100 mijë njerëz ishin të gatshëm t’i përvisheshin Edi Ramës.

Ky është revolucion. Përmbysje e sistemit të bandokracisë. Kjo është një qeveri që është shndërruar në një organizatë kriminale. Ka ndërtuar në çdo nivel sundimin e bandës.

Ben Blushi

Blushi është i lirë të bëjë çdo lloj zgjedhje. Etiketimet e Blushit si publicist, ok, si politikan është në hapat e para. Unë e vlerësoj shumë si shkrimtar dhe publicist. 

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775