Pas pushimeve kreu i qeverisë, Rama e ai i LSI, Meta rifilluan ritualin duke nisur takimet. Ata kanë drekuar në një restorant kokë më kokë. Meta dhe Rama kanë qëndruar bashkë rreth tre orë dhe pas takimit kreu i LSI për kureshtjen e gazetarëve zbardhi atë që është biseduar kokë më kokë. Sipas Ilir Metës ishte një drekë pune.
“Kemi diskutuar për inaugurimin e ri në Shkodër dhe për ndeshjen që do të luajë Shqipëria sot kundër Marokut”, tha Meta.
I pyetur për vazhdimësinë e koalicionit Meta e kaloi me sportivitet duke thënë se kjo është një gjë që nuk ka pse të diskutohet.