INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama dhe Thaçi takojnë sot zv/presidentin e SHBA, Pence

Rama dhe Thaçi takojnë sot zv/presidentin e SHBA, Pence

Publikuar më: 10:54 02-08-2017

Në Mal të Zi po zhvillon punimet Samiti i Kartës së Adriatikut ku merr pjesë zv/presidenti i SHBA, Mike Pence si dhe kryeministrat e presidentët e rajonit, mes të cilëve edhe Edi Rama e Hashim Thaçi.

Gjatë punimeve të këtij saimiti, Rama dhe Thaçi pritet të zhvillojnë një takim të përbashkët me numrin dy të Shtëpisë së Bardhë. Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Kosovës me SHBA-në, bashkëpunimi në kuadër të paqes si dhe intensifikimi i këtij bashkëpunimi, pritet të jenë në fokus të bisedës.

Zv/Presidenti Pence mbërriti mbrëmjen e djeshme në Mal të Zi, ku  u prit me nderime më të larta shtetërore, nga kryeministri Dushko Markoviç.

Për qeverinë e Malit të Zi, vizita e Zv/presidentit amerikan është edhe një dëshmi e marrëdhënieve shumë të mira të Malit të Zi me Shtetet e Bashkuara dhe partneritet strategjik të dy vendeve. Ndërkohë për analistët ndërkombëtarë, me vizitën e Pence, SHBA demonstron kthimin në Ballkan, prej nga “u larguan vet”.

Pak muaj më parë Mali i Zi u anëtarësua me të drejta të plota në NATO, një tjetër dëshmi kjo e rikthimit të vëmendjes së SHBA dhe perëndimit në rajonin e trazuar ballkanik.

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652