INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama dhe Veliaj ndeshje basketbolli me të rinjtë te Liqeni

Rama dhe Veliaj ndeshje basketbolli me të rinjtë te Liqeni

Publikuar më: 10:24 01-04-2017

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë vizituar sot Parkun e ri të lojrave në Liqenin Artificial të Tiranës. Ata kanë zhvilluar takime me sportistë të rinj pranë fushave të reja në Liqenin Artificial. Kryeministri Rama është shprehur se këto fusha i japin Parkut të Liqenit një dimension të ri dhe qytetit të Tiranës i shtojnë disa fusha sportive, që më parë i mungonin. Gjithashtu ai theksoi se hapësirat e gjelbërta dhe sportive në kryeqytet do të shtohen duke i mundësuar kështu të rinjve më tepër hapësira për të zhvilluar disa lloje sportesh. Kryeministri Rama ka rikujtuar edhe njëherë atë që ai e ka cilësuar si beteja absurde kundër parkut të lodrave. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë para ndeshjes, kreu i qeverisë vlerësoi punë e bërë nga Bashkia e Tiranës për transformimin e kësaj hapësire. Gjithashtu, Rama vlerësoi dhe maturën shtetërore duke u bërë thirrje të rinjve që të tregohen të kujdesshëm në aplikime. Duke iu përgjigjur interesimit të kryeministrit Rama për ecurinë e ndërtimit të shkollave të reja, Veliaj bëri me dije se do të jenë 21 shkolla të reja. të reja, .  Lidhur me hapësirat e reja sportive të kryeqytetit, Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në maj do të jetë gati edhe Parku Olimpik i Tiranës, një kompleks modern që është shndërruar në një hapësirë moderne sportive, e cila bën bashkë të gjitha strukturat zinxhir të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën, si dhe lojërat me dorë. Më pas Rama dhe Veliaj kanë zhvilluar një lojë basketbolli me të rinjtë e shkollave “Sami Frashëri” dhe “Qemal Stafa”.

Article Logic
Execution time: 0.0039608478546143