Gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Rama tha se të ardhurat e larta në buxhet, i japin qeverisë komoditetin për të aplikuar nga 1 prilli i 2019-ës, rritjen e pagave në shëndetësi, arsim dhe në mbrojtje.
“Kemi mundësinë të bëjmë një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli. Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin. Kështu do të jetë për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë, 10%. Në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje për sektorin e mbrojtjes në një masë që do të variojë sipas kategorive 5-7%”, tha Rama.