INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama do çojë në gjykatë ata që e akuzojnë për njohje me Dritan Dajtin!

Rama do çojë në gjykatë ata që e akuzojnë për njohje me Dritan Dajtin!

Publikuar më: 22:55 14-02-2019

Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave në lidhje me çështjen e uljes së dënimit nga ana e Gjykatës së Apelit për Dritan Dajtin.

Teksa mohoi të ketë lidhje me këtë ngjarje, Rama në emisionin ‘Real Story’ se të gjitha ata që kanë bërë këto deklarata do të paditen për shpifje.

‘Të gjitha ata që më akuzojnë mua se njoh Dritan Dajtin do kalojnë nga gjykata, do sjellim provat dhe do kalojnë andej. Me këtë vrasës nuk kam asnjë lloj njohje, kontaktin, e vetmja gjë që më kujtohet është se ky person është i lidhur me Saliun. Ne nuk do lëmë gur pa luajtur që ky vendim të zhbëhet. Jam shumë i vendosur që në Shqipëri ky veprim do të zhbëhet’, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0033180713653564