INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Do penalizohen privatët dhe institucionet shtetërore që kontribuojnë në shkaktimin e fatkeqësive natyrore...

Rama: Do penalizohen privatët dhe institucionet shtetërore që kontribuojnë në shkaktimin e fatkeqësive natyrore...

Publikuar më: 14:04 10-07-2019

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projektligjit për mbrojtjen civile, ka paralajmëruar sot se do të ketë penalitete financiare për të gjitha ato subjekte private dhe institucione shtetërore të cilat me dëmtimet apo mosmarrjen e masave kontribuojnë në shkaktimin e fatkeqësive natyrore, të tilla si përmbytjet.

Rama u shpreh se shteti nuk mund të marrë përsipër të kompensojë dëmet e shkaktuara nga vetë njerëzit.

‘’Hartimi i një baze ligjore ishte domosdoshmëri. Kemi një bazë të re të gatshme për miratim pas bisedimeve të nevojshme. Por përveç kësaj, kemi një trashëgimi të rëndë nga e kaluara që s’mund të adresohet menjëherë. Planet do të jenë të detyrueshme për emergjencat civile edhe për institucionet edhe për sektorët private.

Nuk mundemi dot që në përditshmëri t’i hapim gropën vetes e pastaj, kur vjen furtuna, t’i kërkojmë shtetit të na nxjerrë nga gropa. Nuk mund dot që t’i biem shkurt, duke këputur kanalin e shkarkimit të ujërave, për të bërë një hyrje me palma në një lokal dasmash dhe pastaj të ankohemi pse shteti na prishi dasmën kur erdhi furtuna”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Ministrja e Mbrojtjes tha se ky ligj synon përqendrimin e punës dhe parandalimin e situatave emergjente dhe jo ndërhyrjen pasi ka ndodhur.

Ligji i ri do të bëjë transformimin e Drejtorisë së Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Article Logic
Execution time: 0.0018799304962158