INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama : "Do të frenojmë pushtimin e mësuesisë nga injorantët" [VIDEO]

Publikuar më: 12:32 14-10-2017

Kryeministri Edi Rama pohoi se qeveria po merr masa për të frenuar pushtimin e arsimi nga injorantët. Gjatë takimit që qeveria mbajti me drejtuesit e zyrave të administratës qendrore në Vlorë rama tha se në arsim është bërë progres i qenësishëm por, jo i arsyeshëm. “Për të frenuar pushtimin e mësuesisë nga injorantët, nga militantët pa shkollë, të cilët mund ta meritojnë një vend pune, por jo mësues, ose nga ata me shkollë që diplomën e kishin për biologji, e jepnin matematikë, apo e kishin për muzikë e jepnin fiskulturë”-tha Rama. “Kemi probleme me arsimin, me transparencën e kontratave të përkohshme, por mbi të gjitha kemi probleme me mësuesit e shkollave”-pohoi kryeministri ndërsa foli për ndryshimet që po ndërrmerrë qeveria. “Ndërkohë që për mësuesit është ngritur një sistem që do jetë baza ligjore për të mos prekur burimet njerëzore në arsim. Çfarë na ka ndodhur, është hapur loja dhe është bërë baltë me drejtorët e nëndrejtorët e shkollës, edhe kësaj do ti vihet fre njëherë e mirë, sidomos në gjithë ato raste kur konstatohet nivel shqetësues injorance të drejtuesëve të shkollave që janë nën nivelin e mësuesëve”-tha kryeministri duke zbuluar edhe një mënyrë që do të ndiqet për të zvëndësuar “injoranttë”. “Dhe për këtë arsye 300 mësuesit më të mirë të dal nga testimi kombëtar i bërë periodikisht, do ti ftojmë të drejtojnë shkollat në vend të 300 drejtorët më problematikë të shkollave në sistemin arsimor. As nuk duam ta dimë fare se për kë votojnë ata mësues dhe nëse e duan apo se duan partinë tonë. Të jemi të qartë në këtë pikë”-deklaroi kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164