INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama do të vjedhë Kryeprokurorin. Shpërthen Petrit Vasili [FOTO]

Rama do të vjedhë Kryeprokurorin. Shpërthen Petrit Vasili [FOTO]

Publikuar më: 11:40 11-12-2017

Ndërsa Edi Rama i ka lëshuar ftesën e radhës opozitën për tu ulur dhe dialoguar mbi çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm por dhe integrimit të vendit, Petrit Vasili ka reaguar ashpër nëpërmjet një statusi në facebook. Kreu i grupit të LSI akuzon kryeministrin se do të vjedhë kryeprokurorin, duke rrezikuar në këtë mënyrë dhe shtetin ligjor.
Petrit Vasili:
“Kryeministri do që të vjedhë kryeprokurorin, shteti ligjor në rrezik. Ky kryeministri flet dhe thotë: s'e paska qartësisht të drejtën ta zgjedhë Prokurorin e përkohshëm. Kush ia dha këtë të drejtë narkotrafikantëve? Ky nuk ka asnjë të drejtë as Kushtetuese as Ligjore. Kuvendi i Shqipërisë, shërbimi i tij juridik shpjegon qartë dhe me shkrim se duhen 84 vota.
Ku i ka kryeministri 84 vota?
Apo shpjegimet që nuk i pëlqejnë nuk i mban mend, i mohon, i refuzon?
Ka konsensus të plotë me opozitën dhe që nga sot le të kthehemi në Kuvendin e Shqipërisë dhe të rregullojmë ligjet e bëra copë-copë nga ai dhe suflerët e tij, që nuk flasin shqip.
Ndryshe, nëse e zgjedh vetë kryeprokurorin, ky kryeministër shndërrohet përfundimisht në bandit politik dhe mazhoranca e tij në një shumicë kriminale antiligj dhe antishtet.
Ndaj këtij banditizmi ka vetëm një përgjigje: përmbysje pa asnjë hezitim me çdo mjet e mënyrë.
Shteti ligjor në rrezik, kjo është emergjencë kombëtare!

petrit_vasili.png

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658