INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama, drita jeshile do të ndizet për Shqipërinë në një mënyrë ose në një tjetër

Rama, drita jeshile do të ndizet për Shqipërinë në një mënyrë ose në një tjetër

Publikuar më: 12:28 22-06-2018

A do hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në në 28 qershor? Për këtë temë kryeministri Edi Rama është optimist dhe deklaron se po.

Gjatë takimit të sotëm në jug të Shqipërisë, Rama është shprehur se 28 qershor do jetë ditë e madhe për Shqipërinë.

Bashkimi Europian do hapi negociatat por do ketë dhe kushte, siç ndodhi me Malin e Zi, të cilës ju vendosën 94 kushte, shpjegon ndër të tjera Rama

“Sfida jonë nuk është me këta. Këta janë problem i këtij vendi dhe ajo çka ky vend nuk ia ka pasur borxh bijve të vet.

Që nisen si mërgata e qyqeve në parlamentet e Europës dhe kapin deputetët që kanë arsyet e tyre dhe nuk kanë lidhje me Shqipërinë dhe t’i nxisin, e ti gënjejnë duke u dhënë argumente se pse duhet ta bllokojnë Shqipërinë. Të mos e lënë Shqipërinë që ta hedhë këtë hap historik.

Do ta shohim, 28 qershori do vijë. Unë kam shumë besim që drita jeshile do ndizet në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër. Shqipëria s'ka kthim pas në këtë proces dhe do të vazhdojë duke hyrë në këtë fazë historike negociatat. Kanë ngritur tymnajë të re tani, ‘Po’ me kushte, ‘Po’ me kushte.

Janë shembujt. Mali i Zi, Serbia kanë m arrë ‘po’-n, kanë marrë edhe kushtet. Nuk ka proces në rrugëtimin drejt BE pa kushte. Mali i Zi sot negocion dhe ka 94 kushte”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818