INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: “Dua një vend më të sigurt”, rrit shpenzimet për mbrojtje

Rama: “Dua një vend më të sigurt”, rrit shpenzimet për mbrojtje

Publikuar më: 10:57 16-09-2017

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, në konferencën e Komitetit të NATO-s që po zhvillohet në Tiranë na bëri me dije se do ë rriste shpenzimet ushtarake.

“Ne jemi bashkuar në angazhimet e Aleancës në një nivel mbi profesional. Misionet e Shqipërisë në NATO nuk kanë marrë asnjë votë kundër në Kuvendin e Shqipërisë. Pjesëmarrja jonë nuk ka qenë e lehtë për shkak të resurseve të kufizuara të vendit, por prania jonë do të fuqizohet me shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen, ashtu sikurse FA tona do të jenë prezent në çdo front ku do të thirren. Edhe në të ardhmen ne do të japim kontributin tonë për angazhimet e NATO-s”, ka deklaruar Rama.

Rama nuk është përqëndruar vetëm tek shpenzimet ushtarake ai ka bërë thirrje që Ballkani të jetë një vend i paqtë dhe i stabilizuar. Gjithashtu Rama është përqendruar edhe tek normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë,.

“Së fundmi Serbia ka dhënë disa sinjale për një qasje të re politike ndaj NATO-s dhe BE-së. Megjithatë, këmbëngulja e serbëve për një formulë tjetër sigurie, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, e ndërlikon perspektivën e një arkitekture të qartë e të qëndrueshme”, ka thënë Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775