INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Duka më pranoi shqiponjë por jo trëndafilin në fanellën e kombëtares

Rama: Duka më pranoi shqiponjë por jo trëndafilin në fanellën e kombëtares

Publikuar më: 09:39 22-06-2016

Në kohën kur Kombëtarja Shqiptarë është në kulmin e suksesit të saj, marrjen e 3 pikëve në kampinatin Europian, Kryeministri Edi Rama deklaron se është ai që ka dizenjuar shqiponjën në fanellën e kombëtares. Në një intervistë për Klan Kosova, Rama tha se ka qënë ai që ka dhënë idenë për shqiponjën në fanellën e kombëtares së futbollit.
Edi Rama:
“M’u dha rasti ta ndaj këtë ide me Armando Dukën gjatë përgatitjeve të para për në Francën, ia shpjegova dhe vizatova kur po pinim një kafe. I pëlqeu dhe e mori t’ia jepte studios së dizajnit që punoi për uniformat. Unë kam dhënë thjesht një ide, po puna, autorësia, merita për të tre uniformat e bukura të Kombëtares është e studios që ka përzgjedhur federate”.
Rama nuk është mjaftuar vetëm me shqiponjën por ka sugjeruar dhe një trëndafil të kuq e zi në fanellën e kombëtares.
Edi Rama:
“Është tip më vete dhe po s’iu mbush mendja për një gjë, kot të lodhesh! Do kishte qenë maksimumi sipas meje, po të kishin vënë në jakën e kostumit edhe një trëndafil të vogël kuqezi, po nuk e binda dot Armandon t’ia përcjellë çunave të studios këtë sugjerim, megjithëse i solla shembull një nga kostumet më të bukura zyrtare, atë të Manchester United, në finalen dramatike të Kupës së Kampionëve në Camp Nou, me Bajernin; me një lule të madhe të kuqe në xhepin e xhaketës.
Spektakolar!
Mbase iu duk një provokim partiak dhe si i djathtë që është, sado që i moderuar me thënë të drejtën, nuk e kapërdiu dot trëndafilin socialist!
Bëj shaka”!  
Kryeministri ka shkuar përtej dizajnit, pasi dhe ngjyra e zezë e fanellës së kombëtrës nuk është e preferuara e tij, edhe pse kuqezinj me këtë fanellë morën 3 pikët në ndeshjen e fundit në europian. Ja cilën ngjyrë ka sugjeruar Edi Rama për kombëtaren.
Edi Rama:
“Dhe meqë mua muhabetet e dizajnit më tërheqin shumë, po ju tregoj edhe pak më shumë. Sepse më vjen mirë që më dëgjuan edhe për ngjyrën e kostumit zyrtar! I thash Presidentit: Po më dëgjuat mua bëjeni gri e jo të zi kostumin, sepse është shumë më elegant për një skuadër futbolli dhe për më tepër, në qershor është shumë më i përshtatshëm. Do ta kisha dashur edhe pak më të hapur në fakt, po prapë është shumë mirë”!

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609