INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama e mbyll konferencën me një mesazh të qartë në fund: ‘’Ata ikën, ne do të...’’

Rama e mbyll konferencën me një mesazh të qartë në fund: ‘’Ata ikën, ne do të...’’

Publikuar më: 20:02 21-02-2019

Konferencën e tij urgjente për mediat shefi i qeverisë Edi Rama e ka mbyllur duke i dërguar një mesazh të qartë opozitës se nuk ka ndërmend ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Ramës, jeta parlamentare nuk do të ndalet edhe pse “ata që ikën do të bëjnë çmos për të përçarë më shumë”.

“Jeta parlamentare për ata që lanë mandatet mbaroi për këtë legjislaturë, por jo ajo politike. Mazhoranca do të vazhdojë të punojë, duke shërbyer me përulësi njerëzve cilado partie qofshin. Ne që jemi këtu do të përpiqemi për të bashkuar më shumë”, tha kryeministri.

Rama theksoi se kjo shumicë qeverisë do të vazhdojë punën për Shqipërinë jo sikur s’ka ndodhur asgjë, por për të udhëhequr me largpamësi për vendin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117