Ndërkohë që në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para qindra protestuesve po fliste kryeopozitari Lulzim Basha, kryeministri i vendit, Edi Rama duket se ka qenë dhe një nga ndjekësit e fjalimit të rivalit të tij politik.
Rama, duke përdorur doza ironie, ka publikuar live dhe fjalimin që Basha po mbante në podium para protestuesve opozitarë, të cilët janë mbledhur para zyrës së kreut të qeverisë për të kërkuar largimin e tij. Po sot Rama reagoi në lidhje me protestën e PD-së, ndërsa u kujtoi 4 të vrarët e ’21 Janarit’.