INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama e Meta kokë më kokë: Të miratojmë sa më shpejt reformën në drejtësi

Rama e Meta kokë më kokë: Të miratojmë sa më shpejt reformën në drejtësi

Publikuar më: 11:10 20-05-2016

Ishim mësuar ti shikonim çdo javë sëbashku në Kryesinë e Kuvendit apo dhe në takimet e shpeshta të njësive të koordinimit, por kjo nuk ka ndodhur javët e fundit. Por këtë të premte, Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar për 70 minuta, në vilën qeveritare 30. Ka qënë njësia e koordinimit qeveritar që ka bërë bashkë Ramën e Metën, e cila në fokus të diskutimeve ka qënë pikërisht kryereforma, reforma në drejtësi. Në përfundim të takimit Rama e Meta kanë preferuar të mos prononcohen për mediat, duke ja lënë këtë të drejtë dy krerëve të grupeve parlamentare Gramoz Ruçi e Petrit Vasili.

Gramoz Ruçi:
“Maxhoranca është e gatshme me të gjithë kapacitetet e saj. Të fitojmë kohën e humbur për reformën në drejtësi me qëllim që dita e votimit të jetë sa më shpejt. I bëj thirrje opozitës që të miratojmë sa më parë një nga reformat më madhore në vend, që është ajo e Reformës në Drejtësi. Nuk kemi fare kohë për të humbur”
Petrit Vasili:
“Përpara kemi reformën madhore në Drejtësi, më pas vjen ajo zgjedhore. Mazhoranca është aty që kjo reformë të mbyllet sa më parë. Të dëgjojmë çfarë thotë opozita. Të reflektojmë rekomandimet e Venecias e OPDAT”.

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207